Paralajmërimet e forta të SHBA’së për dinarin, Hovenier sot mban konferencë për media

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 10:39
Paralajmërimet e forta të SHBA’së për dinarin, Hovenier sot mban konferencë për media

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një konferencë për media nga ora 15:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo konferencë do të mbahet para ambasadës amerikane në Prishtinë.

Hovenier ka thënë se SHBA kërkon nga Kosova shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që përjashton dinarin nga përdorimi dhe që të ketë komunikim të mjaftueshëm për qytetarët që preken nga ky vendim.

(Kosova Sot Online)