Blinken ka një porosi nga Tirana

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 18:39
Blinken ka një porosi nga Tirana

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Blinken ka kujtuar kohën e viteve më parë kur kishte nisur punën në Departament të Shtetit dhe në Shtëpi të Bardhë dhe sfidat që kanë qenë në atë kohë, fillimisht Bosnja dhe më pas edhe Kosova.Blinken ka deklaruar se s’mund të lejohet që të përsëritet ajo që kishte ndodhur në vitet e 90-ta.

“Kur nisa punën në DASh dhe Shtëpinë e Bardhë, sfida që ishte Ballkani. Rajoni i Ballkanit. Fillimisht Bosnja, pastaj Kosova. S’mund të kemi një ripërtëritje të asaj që ka ndodhur në vitet e 90-ta. Kemi arsye  për të cuar përpara integrimin e rajonit në BE”, ka thënë Blinken.

Tutje ka thënë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i duhur dhe i vetmi dhe se SHBA është e angazhuar që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE është i duhur dhe shtegu i vetëm. Jemi të angazhuar me gjithçka që mundemi.

Dua të përgëzoj edhe rolin e Shqipërisë për progres rajonal. Ky është shtegu që i sjell të gjithë në një të ardhme më të mirë. Jemi të vendosur për të përkrahur rajonin që të ndërmarr këtë hapë të shpejt dhe përkrahim dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe që vendet të lëvizin përpara në këtë shteg”, ka thënë Blinken.

(Kosova Sot Online)