Kurti e Gërvalla në Mynih, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë që fillon sot
Kryeministri i Kosovë s, Albin Kurti dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla kanë udhëtuar dje për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, pë rcjell “Kosova Sot Online”.
Konferenca nis sot dhe zgjat tri ditë dhe në të marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.
Në njoftimin që ka lëshuar MPJ, thuhet se përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, Gërvalla do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.
(Kosova Sot Online)
