Në vitin 2021, Biden paralajmëroi për pasoja “shkatërruese” për Rusinë nëse Navalny vdes në burg

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 15:54
Në vitin 2021, Biden paralajmëroi për pasoja “shkatërruese” për Rusinë nëse Navalny vdes në burg

Në qershor 2021, presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin për pasojat nëse lideri i opozitës ruse Alexei Navalny vdes në burg. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi sot në rajonin Yamalo-Nenets ku Navalny vuante dënimin.

Biden, megjithatë, nuk specifikoi se çfarë veprimesh synon të ndërmarrë.

“Unë e informova qartë se besoj se pasojat e kësaj do të ishin katastrofike për Rusinë, tha Biden.

“Çfarë mendoni se do të ndodhë kur ai të thotë se nuk bëhet fjalë për të lënduar Navalnin, të gjitha gjërat që përdor për të racionalizuar trajtimin e tij dhe pastaj ai vdes në burg?… Është fjala për besimin. Bëhet fjalë për aftësinë e tyre për të ndikuar në kombet e tjera në një mënyrë pozitive”, tha Biden atëherë, raportoi CNN.

Presidenti amerikan, gjatë samitit në Gjenevë në vitin 2021, diskutoi me Putinin për të drejtat e njeriut dhe një temë e veçantë, sipas Biden, ishte shqetësimi për Navalny.

Gjithashtu, Departamenti i Shtetit dikur njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Navalny u helmua nga shërbimet ruse të sigurisë kur u sëmur gjatë një fluturimi për në Moskë në vitin 2020, pas së cilës ai ra në koma.

(Kosova Sot Online)