'Qeveria e Kosovës të tregohet e ndërgjegjshme mbi ndikimin që mund të ketë ndalimin i përdorimit të dinarit'

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 20:54
'Qeveria e Kosovës të tregohet e ndërgjegjshme mbi ndikimin që mund të ketë ndalimin i përdorimit të dinarit'

Çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, u shndërrua në çështje përplasjesh ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe diplomacisë perëndimore, që kërkon më shumë kohë për zbatimin e kësaj mase të re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shtetet e Bashkuara i kanë kritikuar ashpër autoritetet e Prishtinës dhe i kanë bërë thirrje të tërhiqet. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se qeveria e Republikës së Kosovës duhet të tregohet e ndërgjegjshme mbi ndikimin që mund të ketë ndalimin i përdorimit të dinarit në Kosovë, “mbi prishjen ose mirëqenien e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sipas tij, dëmtimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Uashingtonit do të kishte ndikim negativ tek perceptimi që investitorët e huaj do të kishin për Kosovën.

(Kosova Sot Online)