Sveçla: INTERPOL-i ka lëshuar fletarreste për të gjithë personat e dyshuar në sulmin e Banjskës

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 21:40
Sveçla: INTERPOL-i ka lëshuar fletarreste për të gjithë personat e dyshuar në sulmin e Banjskës

“INTERPOL”-i ka lëshuar fletarreste për të gjithë personat e dyshuar në sulmin e Banjskës, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, shkroi ai në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)