Erdogan e uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 22:58
Erdogan e uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 16 të Pavarësisë përmes një telegrami dërguar presidentes Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Erdogan tha se ka besimin e plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat sipas tij, e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet në telegramin e urimit të Erdoganit,.

Po ashtu, Erdogan konfirmoi pjesëmarrjen e Osmanit në Forumin Diplomatik të Antalisë që do të mbahet nga 1 deri më 3 mars të këtij viti.

(Kosova Sot Online)