Lumir Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës: Themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 11:53
Lumir Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës: Themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

LDK- ja në njoftimin e saj ka thënë se Abdixhiku “ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi”.

Abdixhiku ka shprehur mirënjohje e falënderim edhe për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës , duke thënë që në orët më të rënda qëndruan dhe e kanë mbështetur Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi dhe të gjithë burrat e gratë që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë dhe na kanë mësuar se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia.

Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme.

Gëzuar 16 vjetori i pavarësisë, Kosovë!

(Kosova Sot Online)