Hodhi mbeturina në rrugë nga makina, e pëson keq qytetari duke u ndëshkuar

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 14:54
Hodhi mbeturina në rrugë nga makina, e pëson keq qytetari duke u ndëshkuar

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Lushnjë-Rrethi i Kolonjës”, drejtuesin e një automjeti, duke hedhur në rrugë, mbeturina, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, një 53 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 40 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina në rrugë.

(Kosova Sot Online)