Zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, këto janë detajet

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 07:57
Zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, këto janë detajet

Shtëpia e pleqve mbrëmë është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga shpërthimi i zjarrit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të vështirësisë të frymëmarrjes nga tymi.

“Dje rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes nga tymi”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)