Raportimet për keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës është duke vazhduar me hetimet

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 10:11
Raportimet për keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës është duke vazhduar me hetimet

Prokuroria Themelore në Pejë është aktivizuar me hetime pas raportimeve se rajoni i Pejës po prin për sa i përket keqpërdorimeve me patentë-shoferë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kjo prokurori konfirmuan se janë duke u zhvilluar hetime.

“Departamenti i Krimeve të Rënda është duke vazhduar me hetimet, për momentin nuk mund të jap më shumë detaje pasi pengohet procesi i hetimeve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)