Luka Misetiç merr rolin drejtues të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

  • E.k /
  • 20 February 2024 - 15:55
 Luka Misetiç merr rolin drejtues të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

Kroati, Luka Misteic, ka marrë drejtimin e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Emërimi i Misetic ka ardhur pas largimit të avokatit Gregory Kehoe nga ekipi mbrojtës.

Konfirimimin për Misetic e ka bërë vetë Gjykata Speciale

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregroy Kehoe dhe Joe Reeder si mbrojtës të Thaçit dhe emëroi Luka Misetic si kryembrojtës të ri të të akuzuarit”, thuhet në njoftim.

Kehoe është larguar nga mbrojtja e Thaçit bashkë me ekipin e tij. Nga familja e ish-presidentit Hashim Thaçia kanë treguar se s’kanë kapacitete financiare për pagesë të mëtejshme të avokatit amerikan.

(Kosova Sot Online)