E trishtë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare
Gazetarja e njohur, Afërdita Selimi, ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmi është bërë i ditur nga Lidhja e Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë.
Në njoftim thuhet se Selimi ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë.
"Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë, thuhet në postim.RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
