Vjen paralajmërimi: Ja kush po e përshkallëzon polarizimin në Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 19:02
Vjen paralajmërimi: Ja kush po e përshkallëzon polarizimin në Ballkanin Perëndimor

Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që filloi me sulmin terrorist të grupit militant palestinez dhe po vazhdon me kundërpërgjigjen e përgjakshme ushtarake izraelite në Gazë, ka shkaktuar polarizim global, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky konflikt, sipas ekspertëve, po lë gjurmë edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor në aspektin e sigurisë dhe tek përdorimi në rritje i gjuhës së urrejtjes.

Në një intervistë studiuesi Adrian Shtuni, që studion fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, paralajmëron se polarizimi social dhe politik që ekziston sot në shtetet e rajonit, i nxitur nga gjuha e urrejtjes lidhur me konfliktin në Lindje të Mesme mund të përshkallëzojë situatën e brishtë veçanërisht në Kosovë.

(Kosova Sot Online)