Pas një aksidenti familjarët akuzojnë policinë e Kosovës se e kanë rrahur personin me iniciale A.H

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 20:03
Pas një aksidenti familjarët akuzojnë policinë e Kosovës se e kanë rrahur personin me iniciale A.H

Një aksident që ndodhi në Komunën e Vushtrrisë këtë të mërkurë rezultoi me dhënien e ndihmës emergjente për Arton Hasanin nga ky qytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, jo për shkak të lëndimeve të pësuara me veturë, por nga rrahja që pësoi prej zyrtarëve policorë që e dërguan në stacion për marrjen e deklaratës.

Të paktën, kështu pretendon Kadri Hasani, xhaxhai i të aksidentuarit.

“Ka ndodh një aksident i vogël. I ka ra dikush nga prapa këtij, një femen. Edhe skanë mujt me mu marr vesh. E kane thirr policinë. Kur ka ardhë policia, ajo femna ja ka dhanë telefonit një polici e ai ka fol me dikë. Pastaj kane shku ne stacion. Kur kane shku ne stacion, e kane ngreh për krahu. Deri sa ka pas kamera, janë rujt. Djali ka probleme shëndetësore. Si e kane shti brenda, kanë përdorë dhunë fizike ndaj tij. Me gjunjë tu i sjell në brinjë, gati ja kanë thy. Ai ka përfundu në emergjencë tani.”

Sipas tij, tash zyrtarët policorë për t’u arsyetuar po thonë se i njëjti ka rezistuar.

(Kosova Sot Online)