Vushtrri: Sulmohet një polic në Stacionin e Policisë

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 09:09
 Vushtrri: Sulmohet një polic në Stacionin e Policisë

Një zyrtar policor është sulmuar dje në Stacionin e Policisë në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i cili pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Stacioni Policor Vushtrri 22.02.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti derisa ishte në stacion policor lidhur me një aksident trafiku ka sulmuar një zyrtar policor. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)