Familjarët e kërkonin prej 10 ditësh, si u zbulua vrasja e 50-vjeçarit nga vajza e tij
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj 50-vjeçar, Pëllumb Meta.
Familjarët kishin denoncuar prej 10 ditësh zhdukjen e 50-vjeçarit, teksa fillimisht u gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit.
Në pyetje janë marrë shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.
Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.
Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.
19-vjeçarja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se e vrau të atin pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj, ndërsa ajo donte të vazhdonte shkollën.
(Kosova Sot Online)
