Përfshihet nga zjarri një banesë te “Mati 1” në Prishtinë
Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfiksit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online)
