Prishtinë: Policia kontrollon shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve, tregon se çka gjeti

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 09:14
Prishtinë: Policia kontrollon shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve, tregon se çka gjeti

Dje Policia e Kosovës ka zhvilluar kontroll në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si prova janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE & Armëmbajtje pa leje- Prishtinë / 25.02.2024-21:50. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ne procedure hetimore.”

(Kosova Sot Online)