Në këtë vend të Kosovës vetura futet në barnatore, raportohet për të lënduar

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 16:15
Në këtë vend të Kosovës vetura futet në barnatore, raportohet për të lënduar

Raportohet se një person është vetaksidentuar në Suharekë, duke e goditur me veturë objektin e një barnatoreje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se një person është lënduar. Ai tha se aksidenti ndodhi “rreth orës 14:40 në rrugën ‘Brigada 123′”.

“Deri te aksidenti ka ardhur shoferi ka humbur kontrollin. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ai.

Një media lokale ka publikuar pamje të veturës që është futur brenda barnatores.

(Kosova Sot Online)