Temperaturat sot shkojnë deri në 19 gradë

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 08:04
Temperaturat sot shkojnë deri në 19 gradë

Sot moti në Kosovë parashikohet që të jetë kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave, përcjell “Kosova sot Online”.

Në jug të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19 gradë, njofton MeteoKosova.

(Kosova Sot Online)