Raporti i policisë për vdekjen tragjike të riut në Prishtinë, këto janë detajet

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 08:59
Raporti i policisë për vdekjen tragjike të riut në Prishtinë, këto janë detajet

Një i ri ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

E dyshuara femër duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin.

Sipas policisë lidhur me rasti është arrestuar një grua dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, trupi i të riut është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)