Lajçak: Takimi i sotëm i dialogut ishte i rëndësishëm por shumë pyetje mbeten pa përgjigje

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 16:15
Lajçak: Takimi i sotëm i dialogut ishte i rëndësishëm por shumë pyetje mbeten pa përgjigje

Për takimet e zhvilluara sot në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të prira nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, ka njoftuar emisari  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajcak ka thënë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.

Emisari sllovak ka thënë se takimi i sotëm ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, megjithatë thotë se shumë çështje politike mbesin ende pa përgjigje.

Lajcak thotë se takimet shtesë janë të nevojshme.

(Kosova Sot Online)