Vuçiq: Po më pikojnë lotët kur po i shoh serbët duke pritur te bankomatët

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 21:15
Vuçiq: Po më pikojnë lotët kur po i shoh serbët duke pritur te bankomatët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte në Tiranë se “heqja e dinarit është një përpjekje e qartë e Kurtit për të dëbuar serbët nga Kosova”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sido që të ndodhë, ne do t’i sigurojmë paratë për popullin tonë” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se i “kupton vuajtjet e popullit serb në Kosovë” duke shtuar në stilin e tij prej aktori se “i dalin lotët  kur sheh njerëzit tanë duke pritur para bankomatit”.

“Dhe ne mund t’u japim atyre tre herë më shumë se sa u japim normalisht” ka thënë Vuçiq.

Më tej ai ka thënë se Kurti po do të shndërrohet “në një legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”.

(Kosova Sot Online)