Prishtinë: Dy persona mbulojnë me rërë një thes që dyshohet të jetë me dinamit, arrestohet një person

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 09:56
Prishtinë: Dy persona mbulojnë me rërë një thes që dyshohet të jetë me dinamit, arrestohet një person

Dy persona kanë raportuar në polici se dje në Prishtinë kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policiaka njoftuar se njëri prej të dyshuarve është arrestuar.

Në vendin e ngjarjes është shfaqur edhe njësiti për de-minim.

“Prishtinë / 29.02.2024 – 18:00. Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dal në vendin e ngjarjes", thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)