Osmani takohet me Erdoganin në Turqi: Faleminderit president për miqësinë, përkushtimin dhe mbështetjen për Kosovën

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 14:47
Osmani takohet me Erdoganin në Turqi: Faleminderit president për miqësinë, përkushtimin dhe mbështetjen për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Turqi është takuar me presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani e ka falënderuar presidentin turk për përkrahjen, miqësinë dhe përkushtimin për Kosovën.

“Faleminderit, President Erdoğan!Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!

Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)