Prishtinë: Forenzika sekuestron 1330 monedha metalike nga dy euro të falsifikuara

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 10:45
 Prishtinë: Forenzika sekuestron 1330 monedha metalike nga dy euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 1330 monedha metalike nga 2 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)