Moti sot me shi në Kosovë, ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë

  • E.k /
  • 06 March 2024 - 08:18
Moti sot me shi në Kosovë, ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë

Sot moti në Kosovë parashikohet që të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas MeteoKosova ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 15°C.

(Kosova Sot Online)