Trajkoviq: Me liberalizimin e vizave për Kosovën serbët nuk duhet të lejohen të vuajnë sërish

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 17:24
Trajkoviq: Me liberalizimin e vizave për Kosovën serbët nuk duhet të lejohen të vuajnë sërish

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq e ka konsideruar lajm të shkëlqyeshëm emërimin e eurodeputetit slloven, Matjazh Nemec si raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trajkoviq ka shkruar në rrjetin social X se deri më tani serbët nga Kosova kanë marrë pasaporta serbe pa “Shengen të bardhë”, për të shmangur, siç ka thënë ajo, pabarazinë e të drejtave me pasaportat kosovare në të njëjtin territor.

“Me liberalizimin e vizave për Kosovën, serbët nuk duhet të lejohen të vuajnë sërish për hir të politikës”, shtoi Trajkoviq.

Deputeti i Parlamentit Evropian Matjazh Nemec është emëruar sot raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe të lëshuara nga Autoriteti Koordinues ISerbisë.

Eurodeputeti slloven ka njoftuar në rrjetin social X se Komisioni për Punë të Brendshme, Drejtësi dhe Liri Civile (LIBE) i PE-së e ka emëruar raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës dhe se “shpreson në pranimin e shpejtë” të një vendim të tillë.

(Kosova Sot Online)