Aksidenti me fatalitet në Prizren, vozitësi goditi anësoret e rrugës dhe më pas ra nga një lartësi në lumë

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 09:46
Aksidenti me fatalitet në Prizren, vozitësi goditi anësoret e rrugës dhe më pas ra nga një lartësi në lumë

Policia e Kosovës ka treguar detajet lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Prizren-Reqan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se vozitësi me automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë.

Ekipi i urgjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar që vozitësi ka vdekur, teksa pasagjerja grua, pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Rajonale Prizren-Reqan, 06.03.2024, 15:40. Vozitësi mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i urgjencës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e vozitësit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një femër kosovare e cila pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)