Ferizaj: Arrestohet një 72-vjeçar, ishte në kërkim për uzurpim të paligjshëm të pronës

  • E.k /
  • 08 March 2024 - 08:43
Ferizaj: Arrestohet një 72-vjeçar, ishte në kërkim për uzurpim të paligjshëm të pronës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 72 vjeçar në Ferizaj, që ishte në kërkim për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i dënuar me katër muaj burgim.

“Me datën 07.03.2024, rreth orës 15:45 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme. ’’ me dënim burgimi prej katër ( 4 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

(Kosova Sot Online)