Gjakovë: Aksidentohet një kamion me një veturë, lëndohet një person

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 15:01
Gjakovë: Aksidentohet një kamion me një veturë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë ku një person është lënduar.

Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

(Kosova Sot Online)