Serbi dënohet me 4 muaj burg pasi e kërcënoi ambasadorin Hill

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 14:12
Serbi dënohet me 4 muaj burg pasi e kërcënoi ambasadorin Hill

Prokuroria e Lartë Publike (VJT) në Beograd ka lidhur marrëveshje me të pandehurin Ugljesha I. (43) për njohjen e veprës penale të “rrezikimit të personit nën mbrojtje ndërkombëtare”, të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata e Lartë në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pandehuri ka pranuar se ka rrezikuar sigurinë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, duke e kërcënuar rëndë se do ta sulmojë, duke postuar një koment nga profili i tij në rrjetin social “TikTok” me përmbajtjen: “E keqja, …., duhet vrarë.”- drejtuar ambasadorit Hill, njofton VJT.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Ugljesha I. u dënua me kusht prej katër muajsh burgim, me një periudhë prove prej një viti.

Uglesha I. nuk është dënuar deri më tani.


(Kosova Sot Online)