Pal Lekaj e zbulon pse i agjëron tri ditë Ramazan

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 21:15
Pal Lekaj e zbulon pse i agjëron tri ditë Ramazan

Pal Lekaj, ka deklaruar se agjëron ditë të caktuara në Ramazan për t’u solidarizuar me myslimanët edhe pse i takon besimit të krishterë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pse agjëroj ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua të tregoj që jemi një komb, një gjuhë, një flamur dhe kemi tri besime, respektojmë besimet e njëri-tjetrit, solidarizohemi dhe nuk na dallon agsjë”, tha Lekaj.

“Nuk e bëj këtë për politikë, por e bëj me ndjenjat më të mira për njerëzit myslimanë”.

“Ditën e parë, është nata e madhe e Kadrit dhe ditën e fundit të Ramazanit”, tha Lekaj se i agjëron.

“Ndihem shumë lehtë, mirë, tentoj të mos gaboj diçka kur agjëroj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)