Musliu - Shoshi: E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 10:42
Musliu - Shoshi:  E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për Manastirin e Deçanit.

Musliu – Shoshi ka shkruar se mendon që edhe në politikë duhet të ketë etikë.

Musliu-Shoshi e ka quajtur të pafalshme, “humbjen” që Kurti i ka bërë Kosovës.

“Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë! E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progresin drejt rrugës euroatlantike. PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet! Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)