Abdixhiku për takimin me Escobar: Na u tha qartë se raportet SHBA -Kosovë kurrë s’kanë qenë në nivel më të ulët

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 12:08
Abdixhiku për takimin me Escobar: Na u tha qartë se raportet SHBA -Kosovë kurrë s’kanë qenë në nivel më të ulët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit të mbrëmshëm me emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar. Ai tha se nga emisari amerikan u është bërë e qartë se raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët, transmeton "Kosova Sot Online".

I pari i LDK-së tha se mosbashkëpunimi me aleatët kryesor të Kosovës mund të sjellë pasoja për shtetin.

“Sa i përket takimit të mbrëmshëm ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-së. Për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshëm nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët sesa që janë sot. Mungesa e bashkërendimit të ngushtë me aleatët tanë kryesor, me SHBA-të sjell pasoja për integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë ne natyrisht”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku deklaroi se pasoja e këtyre raporteve do të barten edhe në fatin e Kosovës, teksa shtoi se ruajtja dhe kultivimi i raporteve me aleatët kryesor është i domosdoshëm.

Z. Kurti përfaqëson Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe këto pasoja patjetër që barten edhe në fatin e Republikës së Kosovës, por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe të kultivojmë këto relacione sepse janë të domosdoshme, të pazëvendësueshëm dhe në momente të krizave të tanishme dhe të ardhme janë egzistenciale për fatin e Republikës së Kosovës dhe për vet sovranitetin tonë”, tha tutje ai. 

(Kosova Sot Online )