Pasoja seropze nga tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, mbyllen shkollat ​​dhe kopshtet

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 12:33
Pasoja seropze nga  tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, mbyllen shkollat ​​dhe kopshtet

Tërmeti që goditi zonën kufitare mes Malit të Zi dhe BeH herët në mëngjes, shkaktoi dëme të dukshme në Bileça, ku kopshtet dhe shkollat ​​u mbyllën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç raporton RTRS, dëmtime janë të dukshme në monumentin e luftëtarëve të Brigadës Bileca në Parkun Ravnogorsk.

Sipas kreut të komunës së Bileqit, Veselin Vujovic, i cili foli për Radio Republika Srpska, tërmeti është ndjerë fuqishëm në orën 4.07 minuta, por edhe rreth tridhjetë tërmete më të vogla pas tij.

Shefi i Shtabit për Situata Emergjente të qytetit të Trebinjës, Stevan Bekan, tha se pas vetes kishin një natë pa gjumë. Ai theksoi se nuk ka informacione për dëme të mundshme, por se siç tha ai ka pasur frikë dhe ankth, gjë që është normale në situata të tilla. “Ne do ta monitorojmë situatën, por sinqerisht shpresojmë që nuk do të jetë e nevojshme”, tha Bekan. Tërmeti i ndodhur mëngjesin e sotëm 28 kilometra larg Nikshiqit në Mal të Zi është ndjerë edhe në Hercegovinë, por edhe deri në Krajina në Republikën Srpska.

(Kosova Sot Online )