Lajçak sot e takon Vuçiqin në Beograd

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 09:34
Lajçak sot e takon Vuçiqin në Beograd

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, sot në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra për media e Presidentit të Serbisë ka bërë me dije se takimi Vuçiq-Lajçak do të fillojë në ora 18:00.

Vuçiq më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd më 15 mars dhe pas kësaj do të shpjegojë se çfarë po planifikon Kurti”, kishte thënë ai.

(Kosova Sot Online)