Shkarraviten me ngjyrë emërtimet në shqip në tabelat e vendbanimeve që u ndërruan dje në Veri

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 11:18
Shkarraviten me ngjyrë emërtimet në shqip në tabelat e vendbanimeve që u ndërruan dje në Veri

Janë lyer me ngjyrë emërtimet në gjuhën shqipe të vendbanimeve në tabelat dygjuhëshe që u vendosën dje nga Ministria e Infrastrukturës komunën Leposaviq dhe Zveçan, siç raporton mediumi në gjuhën serbe “Radio Kontakt Plus”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dje në veri të vendit janë zëvendësuar tabelat e rrugëve që ishin të shkruara me alfabet cirilik dhe u vendosën të reja në dy gjuhë – shqip dhe serbisht.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim për ngjyrosjen e tabelave.

(Kosova Sot Online)