Haziri: Me Qeverinë Kurti ka shumë zhgënjim jo vetëm në Uashington por edhe në Bruksel

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 22:05
Haziri: Me Qeverinë Kurti ka shumë zhgënjim jo vetëm në Uashington por edhe në Bruksel

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se ka shumë zhgënjim me Qeverinë Kurti, jo vetëm në Uashington por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haziri ka shkruar se deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobari ka zbardhur pikën më të ulët të raporteve që ka sot Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, me qeverinë amerikane, NATO-n, BE-në dhe me fqinjët e saj.

“Qeveri jo-kompetente, e cila nuk planifikon efektet e vendimit të saj. Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera”, shkroi Haziri.

(Kosova Sot Online)