Arrestohet i dyshuari i katërt për zjarrëvënien në objektin e Gjykatës në Kaçanik – Policia jep detaje

  • S.A /
  • 16 March 2024 - 08:00
Arrestohet i dyshuari i katërt për zjarrëvënien në objektin e Gjykatës në Kaçanik – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë edhe një person lidhur me zjarrëvënien në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Dega në Kaçanik. Numri i të arrestuarve për këtë rast ka arritur në katër, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )