Zyrtari i një banke në Prishtinë deponon në BQK 2 mijë e 239 monedha të falsifikuara
Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha metalike të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.
Monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.
“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)