Gjilan: Policia ndalon një veturë për kontroll, konfiskon një armë, 15 fishekë dhe dy gëzhoja

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 08:58
Gjilan: Policia ndalon një veturë për kontroll, konfiskon një armë, 15 fishekë dhe dy gëzhoja

Policia në Gjilan ka njoftuar se dje kanë ndaluar një automjet për kontroll, përcjell “Kosova Sot Online”

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit Colt Governiment e kalibrit 9mm, pesëmbëdhjetë (15) fishekë dhe dy (2) gëzhoja të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatë.

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)