Qytetari pret një lis të gjatë afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, reagon Komuna: Ky veprim është i dënueshëm

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 11:27
Qytetari pret një lis të gjatë afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, reagon Komuna: Ky veprim është i dënueshëm

Një qytetar në Gjakovë ka prerë një lis të gjatë dje në afërsi të Stacionit të Autobusëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Komuna e Gjakovës ka reaguar duke thënë se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.

Komuna ka thënë se ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm, duke thënë se nuk është rasti i vetëm që po ndodh.

Tutje, në njoftim është thënë se në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore.

“Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm. Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)