Osmani: Kosova ka probleme shumë më të mëdha, ndër të tjera, problemet e sigurisë

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 14:58
Osmani: Kosova ka probleme shumë më të mëdha, ndër të tjera, problemet e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që në bashkëpunim me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të sigurohet që që mbrohet çdo pëllëmb e territorit tonë dhe çdo qytetar i Republikës sonë, përcjell “Kosova Sot Online”.

E pyetur për vërejtjet e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për Qeverinë e Kosovës, Osmani tha se për sigurinë dhe çështje të tjera të mëdha duhet bashkëpunim me SHBA-në.

“Të jemi shumë të sinqertë – Kosova ka probleme shumë më të mëdha. Ndër të tjera, problemet e sigurisë. Sigurimi i kufirit nga Serbia, e cila vazhdimisht mendon se si ta sulmojë Kosovën. Kështu që secili prej nesh duhet të ulemi bashkë me aleatët tanë, përfshirë aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara, dhe të sigurohemi që mbrohet çdo pëllëmb e territorit tonë dhe çdo qytetar i Republikës sonë. Për ta arrritur këtë, duhet të punojmë bashkë me aleatët dhe kjo nuk është njëgjë që ka dikush në Kosovë që nuk e di. Secili qytetar i Republikës së Kosovës e di këtë fakt kaq të qartë, që për ta mbrojtur Kosovën, kufijtë e saj, sigurinë e saj, ne duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë të sigurisë”, tha Osmani në Lipjan, ku ishte për vizitë.

(Kosova Sot Online)