Konjufca për zgjedhjet në veri: Flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 11:03
Konjufca për zgjedhjet në veri: Flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për zhvillimet e fundit politike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë së fundmi, Konjufca tha se zgjidhja e problemeve në veri është pranimi i shtetit të Kosovës.

Konjufca tha se flamuri i Kosovës në veri do të mbrohet më çdo kusht.

“Heqja e flamurit të Kosovës është e paligjshme. Të gjitha ata të cilët do të bëhen kryetarë të komunave në veri e pranojnë shtetin e Kosovës dhe hyjnë në zgjedhje. Nuk munden të thojnë zgjedhjet po i pranojmë e simbolin e shtetit edhe atyre zgjedhjeve nuk po i pranojmë. Zgjidhja është pranimi i shtetit të Kosovës dhe flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)