Paqartësitë rreth anëtarësimit të tri komunave veriore, Asociacioni i Komunave del me një deklaratë

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 13:00
Paqartësitë rreth anëtarësimit të tri komunave veriore, Asociacioni i Komunave del me një deklaratë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar sërish lidhur me çështjen e anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, transmeton “Kosova Sot Online”.

AKK ka ri-shpërndarë një deklaratë të ish-kryetarit të Leposaviqit, Nenad Radosavleviq, njëherit edhe ish-nënkryetar i AKK-së.

Sipas AKK-së, Nenad Radosaveloviq, në një postim të tij, ka treguar rreth procesit të anëtarësimi të Komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në Asociacion të Komunave.

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë është bërë edhe në Zveçan. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit”, kishte deklaruar Radosaveloviq.

(Kosova Sot Online)