Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë, këto janë temperaturat

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 08:03
Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë, këto janë temperaturat

Sot në Kosovë parashikohet që moti të jetë me diell dhe vranësira gjatë ditës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Orët e mëngjesit do të jenë me acar.

Siç njofton MeteoKosova, era do fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej -4 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

(Kosova Sot Online)