Shqipëria zgjat deri në 2027 pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 08:24
Shqipëria zgjat deri në 2027 pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë vendosishtyrjen deri në 31 dhjetor 2027, të pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në mbledhje Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë”.

Konkretisht, u vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 në 31 dhjetor 2027.

(Kosova Sot Online)