Ditë e kobshme në këtë shtet, të paktën 21 të vrarë në një sulm vetëvrasës

  • S.A /
  • 21 March 2024 - 12:17
Ditë e kobshme në këtë shtet, të paktën 21 të vrarë në një sulm vetëvrasës

Të paktën 21 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qytetin afgan të Kandaharit, ka thënë një mjek në spitalin rajonal për BBC, transmeton "Kosova Sot Online ".

Qeveria e talebanëve ka thënë se janë tri viktima. Policia tha se disa të tjerë u plagosën.

Talibanët thanë se sulmi vetëvrasës ndodhi rreth orës 08:00 me kohë lokale në një bankë në qendër të qytetit.

Asnjë grup nuk ka thënë ende se ka kryer sulmin, i cili duket të jetë më i madhi në Afganistan këtë vit.

Shpërthimi ndodhi në një degë ku punonjësit e qeverisë afgane ishin në radhë për të mbledhur pagat e tyre. Të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin Mirwais, më i madhi në rajon. Kandahari është selia e pushtetit të talebanëve, baza e komandantit të tyre suprem.

(Kosova Sot Online )